Spanja ka fituar ndaj Shqipërisë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes

Spanja ka fituar ndaj Shqipërisë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes

Shqipëria ka humbur nga Spanja (3-0) në takimin e zhvilluar sonte në Grupin G, i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018”.

Serinë e golave për spanjollet e filloi Rodrigo në minutën e 16-të, pasuar me golin e dytë nga Iscco (24’) dhe vetëm dy minuta më vonë Alcantara ka trefishuar epërsinë.

E gjithë pjesa e parë ka folur në të mirë të ekipit vendas, kurse Shqipëria ka arritur ta godas një herë shtyllën e portës kundërshtare. Në minutën shtesë Shqipëria ishte afër golit, por që Grezda nuk arriti ta tund portën kundërshtare.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar. Shqipëria ishte pranë golit të parë, kur Armando Sadiku qëlloi shtyllën në minutën e 68-të.

Grupit G i prinë Spanja me 25 pikë, kurse Shqipëria është në pozitën e tretë me 13 pikë.