Gega ka bindur publikun për zotërimin e instrumentit të saj

Gega ka bindur publikun për zotërimin e instrumentit të saj

Gazeta gjermane “General Anzeiger” dhe media të tjera gjermane i kanë kushtuar hapësirë të madhe koncertit që violinistja shqiptare-gjermane Ervis Gega me filarmoninë “e saj” klasike të Bonit ka dhënë fundjavën që shkoi në Kurtheater të qytetit Bad Neuenahr. Sezonin me muzikë klasike të Vjenës e kanë ndjekur gjithsej 4 mijë spektatorë.

Gega është prej më shumë se dhjetë vitesh koncertmaestro e kësaj orkestre dhe veç tjerash edhe profesoreshë në Shkollën e Lartë të Muzikës në Mainz.

Për aplaudimin që ka zgjatur me minuta të tërë pa pushuar, i cili solisten e ka kthyer tre herë rresht në skenë, publiku ka marrë si shpërblim nga Gega një Adagio shumë intime nga Solosonata e parë e Jochan Sebastian Bach-ut. Rreth 700 spektatorë në Bad Neunahr të entuziazmuar në kulm kanë dhuruar duartrokitje të gjatë për krijimin dhe për interpretuesit, në veçanti për violinisten Ervis Gega. Profesoresha në Fakultetin e Muzikës në Mainz, e cila me familje e saj kishte ardhur si e re në Gjermani, ka dëshmuar përse nga një magazinë profesionale është vlerësuar si “Talent me vlerë të rrallë” dhe përse publiku në Bad Neunahr e kjishte brohoritur edhe në koncertet e mëparshme në këtë qytet.

Me lëvizjet e para të harkut dhe me vibraton e butë e pastaj me tonet me ngjitje emocionale Gega e ka robëruar shumë shpejt publikun. Nga “Allegro Moderato” deri në “Allegro energico” ajo ka bindur publikun për zotërimin e instrumentit të saj. Si interpretim shtesë, “dhuratë” nga ajo për publikun, Ervis Gega ka luajtur Solosonatën e parë të Bach-ut, të interpretuar pra vetëm me violinë, shkruan veç tjerash blickaktuell.de.