Biseda për kontratën e re me francezin ende nuk ka filluar

Biseda për kontratën e re me francezin ende nuk ka filluar

Manchester United ka deklaruar se nuk është në bisedime për kontratën e re me mesfushorin Paul Pogba.

Sipas disa spekulimeve, francezi ka kërkuar 600 mijë euro në javë, por sipas bordit këto janë vetëm spekulime.

Pogba është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe i kanë mbetur vetëm dy vite në kontratë.

Bordi i “Djajve të Kuq”, ka thënë se biseda për kontratën e re me francezin ende nuk ka filluar.

“Fokusimi i vetëm i Pogbs është t’i ndihmoj bashkëlojtarët. Raportet se ka kërkuar 600 mijë euro në javë janë të pavërteta. Paul ka dy vite në kontratë dhe bisedimet për kontratën e re nuk kanë filluar. Klubi e ka bërë të qartë se Pogba do të qëndroj”, ka deklaruar më tutje bordi.