Për një sport të pastër

Për një sport të pastër

Organizata e Evropës Lindore për Anti-Doping (EERADO), për dy ditë radhazi do të organizojë trajnim dhe seminar në Kosovë.

Me këtë rast, sot në Prishtinë kanë arritur drejtori gjeneral i EERADO, Teimuraz Ukleba dhe menaxherja e kësaj organizate Tamar Svanishvili, të cilët u pritën nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe anëtari i Bordit të EERADO-s, Avni Nuha.

Nesër do të mbahet trajnimi “Ndërtimi i Kapaciteteve të Anti-Dopingut”, ndërsa të premten më 4 tetor organizohet seminari ndërkombëtar i EERADOS me temën: “Sporti i Pastër”.

Në seminarin e së premtes, i cili mbahet në Hotel Swiss Diamond prej orës 8:00, mund të marrin pjesë edhe mjekët, trajnerët dhe sportistët më të njohur të federatave.