“Sporti i Pastër" dhe "Thuaj JO Dopingut”

“Sporti i Pastër” dhe “Thuaj JO Dopingut”

Komiteti Olimpik i Kosovës organizoi ligjëratë për njohuri të përgjithshme të anti-dopingut me sportistët përfitues të bursave “Shpresa Olimpike 2020”.

Ligjërues ishte koordinatori i KOK-ut për anti-doping në Kosovë, Gëzim Murseli, njëherit anëtar i Agjencisë së Anti-Dopingut në Kosovës (KosADA). Ligjërata u zhvillua nën motot “Sporti i Pastër” dhe “Thuaj JO Dopingut”.

Krahas sportistëve, të pranishëm ishin edhe trajnerë dhe përfaqësues të federatave. Të pranishmit i përshëndeti presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili theksoi rëndësinë që kanë vijimi i këtyre ligjëratave për të parandaluar masat kundër dopingut.

Ligjërata e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, u mbajt në kuadër të sensibilizimit të sportistëve të Kosovës me masat preventive dhe parandaluese të marrjes së dopingut.

Që nga viti i ardhshëm, me rekomandim të Organizatës Botërore të Anti-Dopingut (WADA), KOK ka themeluar Agjencinë për Antidoping në Kosovë. KosADA është trup i pavarur dhe nga ky vit do të marrë mostrat e urinës së sportistëve tanë dhe do t’i dergojë në laboratoret e akredituara.