Shteti duhet që në mënyrë shtesë të vlerësojë mundin e sportistëve

Shteti duhet që në mënyrë shtesë të vlerësojë mundin e sportistëve

Sporti dhe sportistët janë ambasadorët më të mirë të një shteti. Por, a u mundëson shteti stërvitje, udhëtime dhe gjithçka që u nevojitet? A interesohen autoritetet dhe sponsorët për ta?

Kampioni në karate, Berat Jakupi, në “EU Click” tha se sportistët e meritojnë titullin ambasador të një vendi. Atletja Drita Islami hapur foli edhe për atë që te sportistët ka edhe xhelozi, posaçërisht tek ata që janë konkurrentë.

Porosia e këtyre sportistëve është që rezultatet e arritura nuk bëhen brenda natës por arrihen me shumë stërvitje dhe duke hequr dorë nga shumë gjëra. Andaj, federatat e sportit dhe shteti duhet që në mënyrë shtesë të vlerësojë mundin e tyre, raporton TV21./21Media