Komuna e Prishtinës përzgjodhi sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2019

Komuna e Prishtinës përzgjodhi sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2019

Në ceremoninë e mbajtur, kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në kryeqytet.

Çmimin “Sportisti i vitit 2019” këtë vit e mori Visar Bekaj nga FC Prishtina.

Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, ka bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja.

Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën: Melos Gashi – Karate, Agon Bajçinovci – Hendball, Qëndrim Zyba – Futboll, Lirjon Latifi – Futboll, Ergon Tara – Volejball, Forta Morina – Tenis, Erisë Avdullahu – Atletikë, Hana Beiqi – Not, EnisaKamerolli – Basketball, Njomza Nuraj – Taekwondo.

Mirënjohje u ndanë në këto kategori: Shaban Baholli si veteran i vitit; Florian Miftari si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Besim Brahimi si trajnerë më të dalluar. Sigal Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda për Bardhyl Nushin, Shinasi Berishën, Jeton Nebihun, Laurant Kadriun e Rushit Ballovcin.

Mirënjohje pranuan edhe Plisat e Klubi i Boksit “Prishtina”: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Sami Buzolli, Xhevdet Peci, Nazif Gashi, Agim Latifi, Bajram Hashani, Fatmir Makolli, Afrim Majanci.

Çmime janë ndarë edhe në këto kategori:

Çmimi për përfaqësim të Prishtinës 2019: Elfete Vitija e Nderim Saraçi.

Çmimi Special 2019: Amir Rrahmani.

Çmimi për Kontribut jetësor 2019: Ferit Zekolli, Enver Haradinaj, Agim Kasapolli Kadrush Kaqandolli, Fikri Krivaqa , Enver Gjinolli, Beqir Aliu, Xhavit Kajtazi, Bahri Berisha, Anton Cena, Ajet Shosholli, Hysni Maxhuni, Ismail Fazliu.

Top 10-tëshja më e mire për vitin 2019: Alvin Karaqi, Patriot Behrami, Albulena Gërvalla, Fisnik Rugova, Granit Bajraliu, Kushtrim Bajraktaraj ,Oltion Beshiri, Irma Konjusha, Donjeta Sadiku e Adriatik Kajtazi./21Media