Spotify ka arritur një rekord të ri

Spotify ka arritur një rekord të ri

Ndonëse Spotify si lider botëror i shërbimit për muzikë ende nuk është i pranishëm në vendin tonë, ka arritur një rekord të ri sa i përket këtij shërbimi.

Spotify ka njoftuar se aktualisht ka 140 milionë përdorues aktivë të shërbimit të tij në gjithë botën.

Duke pasur parasysh se Spotify përfshin edhe shërbimin falas dhe shërbimin me parapagim, shifrat prej 140 milionë përdoruesve aktivë duhet bashkëngjitur edhe të dhënat nga marsi i këtij viti kur kompania njoftoi se ka 50 milionë përdorues me parapagim.

Nga ana tjetër, rivali më i madh i Spotify, Apple me shërbimin e vet Apple Music ka 27 milionë parapagues.