“Jo zyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim"

“Jo zyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sqaron drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se është i pavërtetë lajmi se nesër më 6 maj nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës.

“Jo zyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MASHT. Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës”, thuhet në sqarim.

MASHT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëjë me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi.