Dario Srna pritet të kthehet në kombëtaren kroate për të luajtur në dy ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Italisë

Dario Srna pritet të kthehet në kombëtaren kroate për të luajtur në dy ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Italisë

Ish-kapiteni kroat është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares Ante Çaçiq, për shkak të problemeve që ka në mbrojtje, shkruan Sportske Novine.

Srna ishte tërhequr gjatë kampionatit evropian në Francë.

Vendimi i Srna rreth kthimit të mundshëm në kombëtare pritet të merret pas pak ditësh.

Ndeshjet kualifikuese të radhës për botërorin “Rusia 2018” do të zhvillohen në shtator.