SSHCK shpreh indinjatën që deri më tani, qeveria e vendit nuk është duke e përfillur dialogun social

SSHCK shpreh indinjatën që deri më tani, qeveria e vendit nuk është duke e përfillur dialogun social

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës përmes një deklarate për media kërkon ngritjen e pagave të shërbyesve civilë dhe i bëri thirrje qeverisë që të mos luajë me ndjenjën e atyre që më së shumti janë duke u munduar për të mirën e vendit.

“Shërbyesit Civil të Kosovës deri më tani e kanë dëshmuar se janë përkujdesur më së miri për zhvillimin e administratës dhe efikasitetin e sajë në çdo segment dhe për këtë mburremi derisa niveli qeveritar është duke dështuar pandërprerë në çdo fushë”, thuhet në reagim.

SSHCK konsideron se në asnjë vend të botës nuk ndodh që paga më e lartë të jetë një me njëzet apo edhe ma shumë pos në Kosovë e të cilin dallim po e fuqizon Qeveria e vendit.

“Kërkojmë me ngulm që të ngriten pagat e shërbyesve civilë, por edhe të nivelohen me sektorët tjerë ngase jemi të diskriminuar rëndë për sa i përket pagave me sektorët tjerë. Ftojmë qeverinë e vendit që t’i thërret mendjes dhe të mos luajë me ndjenjën e atyre që më së shumti janë duke u munduar për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë”, përfundon reagimi.

SSHCK shpreh indinjatën që deri më tani, qeveria e vendit nuk është duke e përfillur dialogun social si formë më e mirë e bashkëpunimit dhe zgjidhjes së çështjeve të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur ka disa vite.