Vizita dhe lojëra

Vizita dhe lojëra

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës, sot prej orës 08:00-16:00, sipas planifikimeve do të jetë “Porta e hapur” në të gjitha Stacionet Policore të të gjitha rajoneve.

Sot duke filluar nga ora 10:00 në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, pritet të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore të cilët do te priten nga stafi menaxhues i Policisë së Kosovës.

Po ashtu, sot zhvillohen lojërat në pingpong në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të nesërmen nga ora 10:00 finalja në futboll në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.

Më 6 shtator ora 10:00 mbahet ceremonia kryesore vendi ‘White Garden Event’, magjistralja Prishtinë –Ferizaj (km i 12-të).

Dje, në  sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njësite të ndryshme policore i kanë prezantuar disa njësi dhe shumë pajisje para qytetarëve me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga këta të fundit për punën e policisë.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi./21Media