Kuvendi komunal i Prishtinës miratoi propozimin

Kuvendi komunal i Prishtinës miratoi propozimin

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për emrin “Fadil Vokrri” të stadiumit të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari kryeqytetit, Shpend Ahmeti, me ç’rast ka falënderuar kuvendin komunal për miratimin e propozimit.

“Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Falemnderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Fadil Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti në moshën 57 vjeçare. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar”, i cili kishte një karrierë mjaft të bujshme./21Media