Hologram mirëpresin mysafiret që në hyrje

Hologram mirëpresin mysafiret që në hyrje

Hoteli “Henn na” në Tokyo, i pret mysafirët në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky është hoteli i 14-të në këtë vend që njihet për shfrytëzim të risive teknologjike.

Risia e fundit janë recepsionistët hologramë.

Personazhet janë një dinozaur, një luftëtar ninxha dhe një shërbëtor, i cili duket sikur vjen nga një film i vizatuar japonez, shkruan rtv21.tv

Në një sqarim për media rreth kësaj teknologjie ka folur drejtoi i hotelit, Yasuhiko Hoshi, i cili ka thënë se hoteli “Henn na” nuk ka nevojë për numër aq të madh të punësuarish sa hotelet tjera.

Hoshi ka thënë se falë hologramëve stafin njerëzor mund ta shfrytëzojnë për punë të tjera më të rëndësishme.

Ai po ashtu ka thënë se popullata dhe forca punëtore në Japoni sa shkojnë duke u pakuar dhe zhvillimet teknologjike janë vërtetë të nevojshme për të zëvendësuar njerëzit.

Hemogramët janë të programuar që të flasin në katër gjuhë, në anglisht, në gjuhën kineze, në gjuhën japoneze dhe koreane.

Banaku është i pajisur me sensorë, të cilët ia mundësojnë recepsionisteve hologramë që të sinjalizohen kur dikush u afrohet. Në të po ashtu është një kamerë e cila ua mundëson atyre që t’i lexojnë emocionet e mysafirëve dhe të reagojnë në koordinim me ta.

Njëri prej mysafirëve në hotelin “Henn na” në Tokio është Jay You. Ai ka thënë se është shumë interesante sepse në asnjë vend nuk ka parë diçka të tillë deri më tani.

Këtë hotel e vizitoi edhe një vizitor nga Evropa. Ai është Eddy Hersaut Calzel i cili tha se evropianët zakonisht i preferojnë kontaktet me persona të gjallë, sepse hologramët janë të pajetë.

Megjithatë ndoshta kjo u përshtatet japonezëve”, ka thënë ai.

Në këtë hotel, veç hologramëve, çdo gjë është e pajisur me teknologji në mënyrë të përkryer. Çdo dhomë kontrollohet përmes tabelave të dizajnuara enkas për rehatinë e mysafirit.

Zinxhiri i hoteleve “Henn na” në Tokio, tashmë është i popullarizuar për operim nga robotët.

Deri para pak kohësh, stafi punues, si në recepsion, portë e madje edhe stafi shërbyes me kafe është përbërë nga robotë. Por, gjysma e robtove është dashur të hiqen nga shfrytëzimi për shkak të ankesave të shumë mysafirëve.

Përkundër këtyre, hoteli nuk do të ndaloje me kaq, por do të vazhdojë me shfrytëzim të risive teknologjike në këtë hotel, siç ka thënë zëvendës menaxheri i hotelit, Masashi Tanaka. Sipas tij, “Henn na”, në të ardhmen do të ofrojë edhe shumë risi të tjera teknologjike, që mysafirët të përjetojnë një pritje të jashtëzakonshme.

Vlen të ceket se shfrytëzimi i robotëve për punë të ndryshme në shumë kompani japoneze vjen si pasojë e asaj se popullata në këtë vend po pakësohet, këtë për shkak të uljes së numri të lindjeve dhe shumë kompani kanë probleme në gjetjen e punëtorëve për plotësimin e pozitave të caktuara. Pra të tejkaluar këtë problem, kompanitë siç është hoteli në fjalë, po i kthehen robotëve e hologrameve, që do të thotë se zgjidhja e tyre e vetme për të mbajtur një biznes, është fusha e robotikës./21Media