Stanaj reagon pas performancës së mbrëmshme në festivalin “Sunny Hill”

Stanaj reagon pas performancës së mbrëmshme në festivalin “Sunny Hill”

Artisti shqiptar me famë botërore, Albert Stanaj ka performuar mbrëmë në “Sunny Hill Festival”, përjetimin e performancës së mbrëmshme ai e ndau  sot me fansat e tij.

Në rrjetin social instagram, ai ka publikuar një video ku shihet numri i madh i publikut duke kënduar këngën e tij “Romantic”, siç duket ky këndim i përbashkët i kësaj kënge e ka emocionuar këngëtarin.

Në mbishkrimin e kësaj video ai ka shkruar “ ROMANTIC 💫 Ju falenderoj te gjitheve qe keni qene mbreme!! Ju Dua❤️”

Kjo performancë e artistit Stanaj ishte e para, para publikut prishtinas./21Media