"Seriozisht njerëz, ajo është e mrekullueshme"

Loading...

“Seriozisht njerëz, ajo është e mrekullueshme”

Albert Stanaj është këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur shqiptar, i lindur dhe i rritur në Nju Jork. Atje zhvilloi një karrierë të bujshme muzikore të cilën e nisi që nga mosha 6-vjeçare, me performanca në Amerikë dhe Evropë. Stanaj performoi edhe në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt me datat 10,11 dhe 12 gusht, në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Artisti është mjaft aktiv edhe në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 400 mijë ndjekës. Dje publikoi një fotografi me këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez për të cilën tha se është e mrekullueshme, shkruan rtv21.tv

“Është gjithmonë kënaqësi të bësh zhurmë me JLo për Krishtlindje! Seriozisht njerëz, ajo është e mrekullueshme… nata e kaluar ishte film”, tha ai në mbishkrimin e fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

It’s always fun jamming with @jlo at Christmas! Seriously guys, she’s awesome…. last night was a Movie!!!!

A post shared by Stanaj (@stanaj) on

“Amorfoda” është coveri që Stanaj e solli më 10 tetor 2018./21Media