Kryeshefi ekzekutiv i Bentley Adrian Holmark pranon se standardet e reja mjedisore evropiane goditën rëndë prodhuesin britanik

Kryeshefi ekzekutiv i Bentley Adrian Holmark pranon se standardet e reja mjedisore evropiane goditën rëndë prodhuesin britanik

Holmark pranoi se Bentley reagoi shumë ngadalë ndaj situatës dhe shtrirjes së standardeve me protokollin WLTP që hyri në fuqi më 1 shtator.

Sipas analizës së revistës Automotive, Bentley pësoi një humbje prej 155 milionë dollarësh në nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo regjistroi fitim.

Shitjet ranë me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë 2017, me 6.643 njësi bazuar në të dhënat e kompanisë.

Reagimi i ngadalshëm i Bentley për t’u përshtatur me protokollin WLTP shtyu nisjen e versionit hibrid Bentayge, kështu që u zgjodh një fokus në modelet më popullore. Versioni hibrid i SUV i parë Bentley arrin në mars.