Stapanica e Klinës po zbrazet

Ditëve të fundit kanë ikur mbi 30 familje, kërkojnë jetë më të mirë

Përkundër apeleve të shumta nga vendi e bota,  vazhdon largimi nga Kosova. Fshati Stapanicë e  Klinës po zbrazet. Ditëve të fundit janë larguar nga ky fshat mbi 30 familje. Shkolla po mbetet me pak nxënës, fabrika e gurit pa punëtor kurse pritet që ditët në vazhdim të ikin edhe dhjetëra familje.  Ikja e kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jetë më të mirë nuk ka të ndalur./21Media

Back to top button