Rekordin e të ardhurave botërore e ka thyer Avatar ne 2009, me 2,7 milliardë dollarë

Rekordin e të ardhurave botërore e ka thyer Avatar ne 2009, me 2,7 milliardë dollarë

Episodi i tetë i sagës fantastiko-shkencore ”Star Wars” ka vijuar të thyejë rekordin e shitjes së biletave në fundjavën e dytë në kinematë e Amerikës së Veriut duke përfshirë dhe të hënën, pushim për Krishtlindje.

Pasi përfitoi 220 milionë dollarë në fundjavë që prej daljes në SHBA dhe Kanada, “Star Wars” grumbulloi 99 milionë dollarë këtë fundjavë në 4 232 ekrane, nga një total prej 395,6 milionë dollarësh”, sipas shifrave paraprake të shoqërisë së specializuar “Ekzibitor” dhe që e mbulon nga e premtja në të hënë.

Të ardhurat botërore të filmit janë vlerësuar me 745,4 milionë dollarë nga dalja e tij deri të dielën. Rekordin e të ardhurave botërore e ka thyer Avatar ne 2009, me 2,7 milliardë dollarë.