Mustafi mbrojtësi më i mirë i Arsenalit!

Mustafi mbrojtësi më i mirë i Arsenalit!

Shkodran Mustafi gjatë sezonit të kaluar është kritikuar për gabimet e shpeshta, por statistikat e tij të fundit tregojnë se ai është njëri ndër mbrojtësit më të mirë të Arsenalit.

Në tri ndeshjet, sa ka luajtur qendërmbrojtësi këtë sezon, “Topçinjtë” s’kanë pësuar gol. Ndërsa, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Premier Ligë, Van Dijku ka arritur ta mbajnë portën e paprekur vetëm në dy ndeshje, gjatë këtij sezoni, në të gjitha kompeticionet.

Arsenali këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje pa Mustafin dhe ka arritur vetëm tri fitore e tri barazime.

Mustafi s’ka luajtur ende në Premier Ligës, por është paraqitur dy herë në Europa Ligë dhe një herë në Carabao Cup./21Media