Statistikat e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit

35 aksidente dhe mbi 1 mijë dënime në trafik

Mbi një mijë tiketa trafiku ka shqiptuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së shtunë janë shqiptuar 1 mijë e 376 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Vetëm dje kanë ndodhur 35 aksidente në komunikacion, prej të cilave 13 me të lënduar dhe 22 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 13 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button