Trajneri portugez nuk është më pjesë e “Djajve të Kuq”

Trajneri portugez nuk është më pjesë e “Djajve të Kuq”

Manchester United ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Jose Mourinhon.

Rezultatet shumë të dobëta të skuadrës këtë stinor dhe marrëdhëniet e tij të tensionuara me lojtarët, kanë bërë që drejtuesit e United të vendosin për largimin e Mourinhos.

Disa statistika të përmbledhura brenda këtij stinori tregojnë që United nën drejtimin e Mourinhos, po zhvillon njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit.

– Manchester United ka grumbulluar vetëm 26 pikë në 17 ndeshje, që njëherësh është starti më i dobët në 28 vitet e fundit.

– Gjatë tërë sezonit të shkuar, United kishte pranuar 28 gola, kurse në këtë stinor ata kanë pranuar 29 gola në 17 ndeshje.

– Njëherësh ky është numri më i madh i golave që United ka pranuar deri në këtë fazë të sezonit, për herë të parë që nga edicioni i largët 1962-63.