Statuti për Trepçën brenda dy jave në Qeveri

Lluka tha se posedojnë një draft të kompletuar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se brenda dy jave do të procedojë statutin për ndërmarrjen “Trepça” në Qeverinë e Kosovës.

Këtë ai e ka bërë të ditur pas një takimi të mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bordin drejtues të “Trepçës”.

“Së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, takuam Bordin Drejtues të Trepçës, të cilët na informuan mbi punën e deritanishme rreth statutit të kësaj ndërmarrje shumë më rëndësi për Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi. Në këtë moment, kemi një draft mjaftë të kompletuar dhe ka mbetur përfshirja e disa komenteve shtesë. Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intensitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar Lluka në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Back to top button