Stavileci fton qytetarët të festojnë

Stavileci ka uruar qytetarët

Në konferencën e parë që nga mbyllja e qendrave të votimit, Blerand Stavileci, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka uruar qytetarët për fitore. Ai ka thënë se sot ka fituar gjithë Kosova

“E para urime fitorja…Sot ishte një fitore e madhe për qytetarët e Kosovës dhe demokracinë tonë të dashur. Sot ishte një fitore për partnerët e koalicionit tonë  AAK dhe Nismën….Falënderojmë po ashtu sigurisë , vëzhguesit e zgjedhjeve, partnerët tonë ndërkombëtar që ndihmuan që dita e sotme të shndërrohet në një fitore të demokracisë . Sot ishte një fitore për PDK- në dhe Kadri Veselin, i cili i vendosi interesat e vendit tonë para interesave të tij politike. Po ashtu , kryeministrin e ardhshëm Zotin Ramush Haradinaj. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që ta mirëpresin fillimin e ri dhe që të na bashkohen tani që të ja rifillojmë punës. Ne do të festojmë sonte më vonë këtu në sheshin Skënderbeu, kur Kadri Veseli do ti adresohet anëtarëve të partisë sonë, anëtarëve të koalicionit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Stavileci./21Media

Back to top button