"Ju dua shokë e Plisa"

“Ju dua shokë e Plisa”

Blerand Stavileci ka njoftuar se është larguar nga pozita e kryetarit të klubit të basketbollit Prishtina. Sipas Stavilecit, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore, me të cilat i pamundësohet atij të mbajë pozitën e kryetarit të klubit.

“Të dua Prishtinë, Ju dua shokë e Plisa,
Ju pafsha gjithmonë kështu, të buzëqeshur e të lumtur me fitoret dhe sukseset e klubit tonë të zemrës, por ne kemi obligim ta respektojmë Ligjin si qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm të vendit tonë. I njëjti Ligj që dikur ma mundësonte mbajtjen e pozitës së Kryetarit të klubit, sot ma pamundëson si rezultat i ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore. Prandaj, sot, ofrova dorëheqjen nga ky post, me keqardhje të madhe e krenari të jashtëzakonshme njëkohësisht. Jam i bindur që Prishtina jonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe më suksesshëm!”, shkroi ai në Facebook.

Stavileci ishte rizgjedhur President i KB Prishtinës në shtator të vitit 2018./21Media