City i ka ofruar kontratë prej 500,000 euro në javë

City i ka ofruar kontratë prej 500,000 euro në javë

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling nuk do ta nënshkruajë kontratën e re me klubin anglez, nëse Pep Guardiola vendos të largohet nga Manchesteri.

Manchester City i ka ofruar 24 vjeçarit një kontratë prej 500,000 euro në javë sepse frikësohen që ai do të largohet drejt Real Madrid-it apo Barcelonës.

Sipas “The Sun”, Sterling nuk do të nënshkruajë një kontratë të re derisa trajneri i tij Guardiola të zgjasë kontratën aktuale, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Këtë sezon në Premier Ligë, Sterling ka luajtur 12 ndeshje, në të cilat ka shënuar shtatë gola./21Media