Ky është bashkëpunimi i tretë i artistëve

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistëve

Dy artistët e njohur shqiptarë, Stine dhe Xhero kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Loçka” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës e kanë shkruar të dy artistët, ndërsa për muzikën është përkujdesur Jurgen Shira.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Stines në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Stine dhe Xhero kishin bashkëpunuar edhe në projekte të tjera muzikore si: Asgjë s’mungon dhe WTF që ishin publikuar vite më parë./21Media