Stjuardesa thyen rregullat e kompanisë

Stjuardesa thyen rregullat e kompanisë

Një stjuardesë e kompanisë “Virgin Atlantic” është detyruar të lërë punën pasi e përshkroi në mënyrë flirtuese në rrjetin social “Facebook” këngëtaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

25-vjeçarja Charlotte Whittingham, shprehu fjalë lavdëruese pasi i kishte shërbyer Rita Orës në një udhëtim nga Londra në Los Angeles.

Sipas mediave ndërkombëtare, pronaret e linjës ajrore e urdhëruan atë që ta rishkruante postimin ose do të përballej me shkarkim për shkak se ka thyer rregullat e kompanisë.

Charlote nuk e ndryshoi statusin duke u detyruar të largohej nga puna./21Media