Ajo moderoi emisionin e mëngjesit në RTV21

Ajo moderoi emisionin e mëngjesit në RTV21

Aktorja mjaft e dashur për publikun, Edita Dula njihet për rolin e saj si “stjuardesa” në emisionin “Përrallë me Tupan”.

Përveç atij roli, e roleve tjera që ka pasur ajo njihet edhe për shpirtin e saj human. Ajo është drejtoreshë e Organizatës Joqeveritare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”.

Por, dita e hënë për të ishte një ditë jo fort të zakonshme. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Për ditë të mbarë”, dhe e sfidoi vetën edhe në fushën e moderimit.

Për dy orë bashkë me prezantuesen e emisionit, Myrvete Qerkezin e moderoi emisionin dhe ky dy orësh u përcoll me shaka e të qeshura, shkruan rtv21.tv

Në formë shakaje ajo iu drejtua prezantueses se vendi është i përshtatshëm si në aeroplan. Ajo prezantoi storien e parë lidhur me parashikimin e motit dhe duke bërë shaka tha se populli shqiptar janë shumë ankues lidhur me motin.

Madje ajo dha një këshillë për njerëzit. “Kta që e kanë kryt ma të lehtë iu kisha preferu mos me dal, se munet me ia u marr fryma kryt”, tha ajo duke bërë shaka.

Duke prezantuar storiet, ajo i drejtohet prezantueses se Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj “a është një njeri apo janë dy njerëz, se kur i qet nëpër lajme se di cili ka qenë atje më përpara”, tha ajo duke bërë shaka. 

Ndërkaq, në pjesën e dytë të emisionit Edita foli për atë se çka është në realitet dhe foli për rolin e saj si “stjuardesë”, për të cilin tha që ka kohë që nuk e luajti. Ajo tregoi emocionet e para që pati me këtë rol dhe në fund të emisionit u prezantua një storie për aktivitetet e saj bamirëse./21Media