Stoltenberg: Disa aleatë të NATO-s, të zhgënjyer me taksën ndaj Serbisë

“Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para samitit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s ku do të diskutohet për nivelin e angazhimit të kësaj force me FSK-në, ka thënë se diskutimi do të marrë parasysh edhe vendimin e taksës ndaj Serbisë.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoletenberg.

Ai tha se misioni i KFOR-it nuk do ndryshojë për ofrimin e sigurisë për gjithë popullin e Kosovës./21Media

Back to top button