Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit vizitë dy ditore në Maqedoni

Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit vizitë dy ditore në Maqedoni

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit më 2 dhe 3 qershor do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut. Në vizitën dy ditore, Stoltenberg do të ketë takim me kreun e shtetit të Maqedonisë, lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën veriatlantike.

Kjo është vizita e parë e Stoltenberg pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, të cilin deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsej 29 vende anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjithë aleatëve, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Këshilli veriatlantik është trupi kryesor politik i cili sjellë vendimet në NATO. Këshilli mbikëqyrë proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që ndikojnë në tërë Aleancën. Këshillin veriatlantik e përbëjnë përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.