Stoltenberg: Haradinaj i vetëdijshëm që FSK-ja nuk mund të shkojë në veri

Disa vende antare të NATO-s, të zhgënjyera me vendosjen e taksës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e Kosovës pa pajtimin e NATO-s, duke vënë në dukje se ky është një detyrim ndërkombëtar i autoriteteve të Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende e vlefshme,” theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Stoltenberg pret që të gjithë të respektojnë këtë marrëveshje. Ai tha se të njëjtat qëndrime ia ka shprehur edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha para gazetarëve se “Kosova i ka ofruar NATO-s një protokoll të ri të operimit për gjithë vendin pa dallim, nuk ka veri dhe jug”.

Haradinaj shtoi se Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mandatin Ushtrisë në gjithë vendin, pa dallim.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg para takimit dyditor të ministrave të mbrojtës së vendeve anëtare që pritet të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, ka folur edhe për Kosovën, për të cilën do të diskutohet edhe në ditën e dytë të ktij takimi. Sipas Stoltenberg-ut, disa vende antare të NATO-s janë të zhgënjyera me vendimin për taksën për produktet serbe.

Back to top button