STOP mishit të Kosovës në tregun e BE-së!

Hapçiu: Industria e mishit e ka të pa mundur të jetë në tregun e BE-së.-Hamza: Sa i përket eksportit pritjet kanë qenë më të mëdha.-Zeka: Bizneset në përgjithësi nuk kanë nivel të lartë të kënaqshmërisë

Ndonëse është pritur që të rritet fluksi tregtar menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së MSA-së, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në aspekt të eksporteve të Kosovës. Kjo më së miri dëshmohet me faktin se mbulueshmëria e importeve me eksporte në relacion Kosovë-BE nuk arrin as shifrën 10 për qind. Madje, Kosova nuk arrin të eksportojë asnjë kilogram të produkteve të mishit në tregun e BE-së, për shkak të mungesës së infrastrukturës së cilësisë.  Kështu thuhet në studimin e titulluar “Pulsi i Sektorit Privat mbi MSA-në” të  publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane./21Media

 

Back to top button