Shfaqja rrëfen ndihmën shqiptare për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shfaqja rrëfen ndihmën shqiptare për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët janë konsideruar ‘engjëjt shpëtimtarë’ për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët sa njihet, aq nuk njihet në botë. Por, amerikanët kanë pasur mundësinë ta kuptojnë këtë përmes shfaqjes “Refuge / Strehimi” (Refjugjë / Strehimi) të teatrit “Oda” nga Prishtina, që u shfaq në Qendrën e Arteve Performuese “Baruch” (Baruh) në Nju Jork.

Shfaqja me bashkë-regji të Florent Mehmetit dhe Xhesika Bar, u vlerësua nga artdashësit e atjeshëm. Rrëfimi na vije nga korrespondenti ynë në Nju Jork, Halil Mula./21Media