Stresi sot feston ditëlindjen

Stresi sot feston ditëlindjen

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi në orët e para të datës 15 qershor është liruar nga burgu.

Ai është liruar nga burgu në ditën kur  ai feston edhe ditëlindjen e tij të 31-të, dhe me këtë rast ai është shprehur se kjo është një prej dhuratave më të mira në jetën e tij.

Stresi në Instagram ka publikuar një video, nga momenti kur ai lirohet nga qendra e burgimit.

Artisti jashtë është pritur me duartrokitje të shumta nga miqtë dhe familjarët.

Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë qe mora për ditëlindje ishte LIRIA !! I juaji Arkimed Lushaj (Stresi)”, ka shkruar Stresi poshtë videos së publikuar në Instagram.

Arkimed Lushaj është arestuar që nga 17 tetori i viti të kaluar. Stresi u arrestua për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. /21Media