Avokati: U kap i zhveshur, ku e kishte armën?

Avokati: U kap i zhveshur, ku e kishte armën?

Arkimed Lushaj ngelet në qeli. Në seancën e sotme të rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në fuqi  masën “arrest me burg”

Këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi u arrestua më 17 tetor pasi gjykata e Tiranës kishte firmosur urdhrin e arrestimit.

Avokati Marash Ibraj e quajti arrestimin e Stresit të paligjshëm: “Nuk ka pasur vendim gjykate për kontrolli. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim. U kap i zhveshur, ku e kishte armën?”

“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit'”, thuhej në deklaratën e policisë ditën e arrestimit.

Gjithashtu policia publikoi video ku dukej se Arkimed Lushaj ishte arrestuar brenda në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës ku dhe i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm./oranews