"Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe"

“Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe”

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram i ka uruar nënës së tij ditëlindjen.

Ai ka thënë se e ardhmja e fëmijës varet nga nëna dhe se nëna e tij është ajo e cila e ka ndërtuar atë si person.

“Sot eshte Ditelindja Jote Mam : Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj. Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën!E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna.Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar.
Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!
Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë. Duaje Nenen Rrespektoje Dhe Do Vdesesh I Lumtur te dua mom”- ka shkruar Stresi./21Media