''Nuk e di'' është publikuar sot

”Nuk e di” është publikuar sot

Sot është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i motrave Istrefi, i cili mban titullin “Nuk e di”.

Në videkolipin e këngës, dy këngëtaret e mirënjohura shfaqen shumë tërheqëse dhe me shumë stil.


Përveç fansave të dy artisteve që e mirëpritën këtë bashkëpunim janë edhe këngëtarët tjerë të estrades sonë, kolegët e motrave Istrefi.

Shumë prej emrave të estradës e kanë shpërndarë këngën ”Nuk e di” e në mesin e tyre është edhe reperi Stresi, i cili gjendet prapa grilave që nga 17 tetori.

Ai e ka postuar në Instagram këngën “Nuk e di”, si shenjë mbështetje për dy këngëtaret.

Kujtojmë se, ky është projekti i parë i dy artisteve të mirënjohura, ndonëse janë këngëtare të dëshmuara të estradës.

Ndryshe, Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi, gjendet prapa grilave që nga 17 tetori. Stresi u arrestua për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”./21Media