Urim prekës për nënën e tij

Urim prekës për nënën e tij

Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi, gjendet prapa grilave që nga 17 tetori. Stresi u arrestua për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Edhe pse ndodhet në qeli, Stresi nuk ka harruar që të urojë nënën e tij për ditëlindje. Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij, Instagram reperi ka uruar dashurinë e tij më të madhe  me fjalët më të mira.

Bashkë me urimin, reperi ka publikuar një video të këngës së tij që ia ka kushtuar nënës së tij “Të du mom”, shkruan rtv21.tv

“E shtrenjta ime, gëzuar ditëlindjen!!!Megjithëse nuk jam pranë tejet fizikisht me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di qe je dashuria ime më e madhe që kam!Tëdumom”, ka shkruar stresi poshtë videos së publikuar në Instagram.

Meqë jemi në prag të finales së festivalit “Kënga Magjike”, mungesa e Stresit ndihet nga të gjithë i cili u prezantua me këngën po këtë këngë “Të du mom”./21Media