“Nuk o vec gang” projekti i ri nga Stresi

“Nuk o vec gang” projekti i ri nga Stresi

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj apo siç njihet me emrin artistik Stresi ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Nuk o vec gang”.

Këtë herë, artisti ka bashkuar forcat me  një tjetër reper, i cili njihet si MRK.

Për tekstin e këngës janë kujdesur vet artistët, shkruan rtv21.tv

Në një pjesë të tekstit dëgjohet emri i këngëtares së njohur, Bleona Qeretit.

Një reagim në lidhje me këtë nuk ka munguar nga këngëtarja në fjalë, të cilës duket se i ka pëlqyer teksti dhe këtë e ka ka bërë të ditur me anë të postimeve në Instastory, ku ka publikuar disa pjesë të këngës.

“Nuk o vec gang” është projekti që e rikthyeu fuqishëm reperin në muzikë. /21Media