Më në fund reperi i dha fund 'misterit'

Më në fund reperi i dha fund ‘misterit’

Reperi i mirënjohur nga Shqipëria, Stresi ka kohë që publikon imazhe të ndryshme përmes së cilave tregon se ai është dashuruar.

Por, deri më tani, reperi i ka lënë në ‘peng’ adhuruesit e tij duke mos e prezantuar asnjëherë të dashurën e tij ‘misterioze’, shkruan rtv21.tv

E së fundmi ai në Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën shihet përkrah me të dashurën e tij.

“Kjo ktu esht jeta ime”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.

Ndryshe, kujtojmë se së fundmi Stresi solli këngën “Me fal 2” në bashkëpunim me Anxhelo Kocin./21Media