Në Strugë kanë ardhur disa nga aktorët më të famshëm shqiptar

Në Strugë kanë ardhur disa nga aktorët më të famshëm shqiptar

Në Strugë ka filluar edicioni i katërt i festivalit të teatrit shqiptar “K’tu Fest” me performimin e teatrit të Korçës. Gjatë festivalit që do të zgjas deri më 9 gusht, do të ketë disa shfaqe teatrale të teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa do të ketë program muzikor si dhe përmbajtje tjera.

Në Strugë kanë ardhur disa nga aktorët më të famshëm shqiptar.

Pjesa e paradites e programit më 8 gusht është e rezervuar për më të rinjtë. Do të mbahet Junior K’tu Fest me performimin e teatrit të kukullave nga Tirana që do të shfaqen me “Kësulëkuqen”.