Struktura e re tarifore e energjisë- qytetarët të pakënaqur

KOSID ka thënë se kjo strukturë do t’i dëmtoj konsumatorët që shpenzojnë pak energji

Me ndryshimin e strukturës së tarifave të ergjisë elektrike, pritet të rritet edhe kërkesa për energji elektrike gjë që rritë mundësinë për furnizimin jo të mjaftueshëm me energji.

Mirëpo në Zyren e Rregullatorit për Energji, thonë se do të përpiqen që me këtë strukturë të kenë edhe furnizimit të rregullt me energji dhe se cmimet mesatare do të jenë të njejta me ato të vitit 2016.

Mirëpo në një analizë të bërë nga Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, thuhet se me strukturen e re tarifore cmimi i energjisë do të rritet për konsumatorët më të ndjeshëm të shoqërisë./21Media

Back to top button