Studentë, kontrolloni xhirollogarinë! 100 eurot kanë dalë!

Pagesa prej 100 euro për studentët është procesuar sot. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Financave, punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ai tha se përiftues janë grupi i parë prej rreth 46 mijë studentësh të cilët kanë plotësuar krieret.
Ndërsa për studentët e tjerë pagesa do të procedohet sapo të kompletohen të dhënat e kërkuara nga universitetet.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.
Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.”, thuhet në njoftimin e Muratit./21Media

Back to top button