Studentë nga Iowa vizituan Universitetin e Prizrenit

Ata u pritën nga rektori i këtij universiteti, Izmet Temaj

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren sot e kanë vizituar një grup me studentë të profileve të ndryshme nga Universiteti Drake në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bën të ditur komunikata për media nga Universiteti i Prizrenit.

Ata u pritën nga Ismet Temaj u.d. rektor në Universitetin e Prizrenit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai i njoftoi studentët me gjendjen në universitet, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Ndër të tjera,  Temaj u bëri të ditur se në Universitetin e Prizrenit është specifikë organizimi i studimeve në disa drejtime, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai theksoi se Universiteti i Prizrenit ka bashkëpunim me shumë universitet, si brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, përfshirë edhe SHBA-të.  Studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë për UPZ-në dhe për gjendjen në arsimin e lartë në përgjithësi në vend. Në fund të vizitës ata u njoftuan me hapësirat në kampusin e Universitetit.

Back to top button