Kërkojnë kushte më të mira

Kërkojnë kushte më të mira

Parlamenti Studentor së bashku me Këshilllin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot e kanë bllokuar hyrjen e Fakultetit të Arteve për të kundërshtuar bordin drejtues dhe menaxhmentin e UP-së.

Arsye për këtë nga Parlamenti Studentor thonë se është se nuk u morën seriozisht asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë fakultet, ku mungojnë shumë hapësira adekuate, materiale dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.

_______________________________________________________

Kundërshtojnë Bordin Drejtues dhe Menaxhmentin e UP-së

Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, kanë paralajmëruar se sot në ora 08:20 tek objekti i Dekanatit, do të bllokojnë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menaxhmentin e UP-së. Sipas tyre, këtë po e bëjnë sepse nuk u morën seriozisht asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë fakultet, ku sipas tyre mungojnë shumë hapësira adekuate, materiale dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.

Ata kanë shprehur shqetësimin edhe për heqjen e akreditimit të shumicës së programeve.

“Ne po fillojmë që ta shprehim pakënaqësinë tonë me bojkotim të procesit mësimor nga Fakulteti i Arteve i cili ka mungesë të theksuar të kushteve elementare, sot paralajmërohen Bordi dhe Menaxhmenti i UP-së se do të bllokohet vetëm njëra njësi akademike e më pas do të vazhdojmë në javën që vjen me dy fakultete të tjera deri në bllokimin e të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.