Me këtë iniciativë pritet të luftohen edhe ndryshimet klimatike globale

Me këtë iniciativë pritet të luftohen edhe ndryshimet klimatike globale

Filipinet miratojnë ligjin, i cili kërkon nga studentët të mbjellin 10 pemë nëse dëshirojnë të diplomohen.

Legjislacioni formalizon traditën ekzistuese dhe mund të rezultojë në rreth 525 miliardë pemë të mbjella në një brez, nëse respektohet siç duhet.

Në vitin 2011 Filipinet u futën ne Librin e Rekordeve Guinnes, ku 7000 persona arritën të mbjellin 64,096 pemë në vetëm 15 minuta.

Ligji formalizon një traditë të mbjelljes së drunjve pas diplomimit, e cila gjithashtu shpresohet të luftojë njëkohësisht edhe ndryshimet klimatike globale.

Përfaqësuesi i Partisë Magdalo në Filipine, Gary Alejano, i cili ishte autori kryesor tha: “Me mbi 12 milionë studentë të diplomuar nga nxënësit fillorë dhe pothuajse pesë milionë studentë që mbarojnë shkollën e mesme dhe pothuajse 500,000 të diplomuar në kolegj çdo vit, nëse zbatohet siç duhet do të sigurohen që të paktën 175 milionë pemë të reja të mbillen çdo vit. Në rrjedhën e një brezi, jo më pak se 525 miliardë mund të mbillen nën këtë iniciativë.

Pemët me sa duket do të mbillen në pyje ekzistuese, disa zona të mbrojtura, zona të minierave të braktisura dhe zona të përzgjedhura urbane, sipas shërbimit të lajmeve të CNN në Filipine./21Media