Ata u ankuan për përjashtimin nga sistemi i bursave, kryeministri iu premtoi zgjidhje

Ata u ankuan për përjashtimin nga sistemi i bursave, kryeministri iu premtoi zgjidhje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot në një takim iu premtoi studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” se do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.

“Ju keni adresuar me dhjetëra herë problemet tuaja te ne dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqoheni vetëm ju, nga gjithë studentët e vendit”, tha Haradinaj.

Gjatë këtij takimi studentët nga Peja shprehën shqetësimet e tyre për mos përfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat thanë se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale./21Media