Studentët e Juridikut “ngujohen” në Fakultet, thirrje policisë: Mos ndërhyni!

Studentët kanë zhvendosur protestën brenda fakulteteve përkatëse

Studentët në Shqipëri do të vijojnë edhe sot bojkotimin e mësimit. Protestën ata kanë vendosur ta zhvendosin brenda Fakulteteve përkatëse. Që prej orës 7 të mëngjesit, studentët e Fakultetit të Juridikut janë ngujuar brenda sallave të tyre. Kanë grumbulluar të gjitha bankat dhe karriget si barrikadë për të mos lejuar mësimin. Mësohet se nuk kanë hyrë nga dyert por kanë shfrytëzuar një dritare. Kanë pasur dhe një përplasje me rojet e sigurisë.

Në një lidhje telefonike për Ora News, studentët e Juridikut thanë se kjo formë proteste erdhi si masa e fundit ndaj një qeverie të shurdhët, që nuk po merr parasysh kërkesat e tyre.

Një apel patën dhe për policinë.

Studenti: Kemi provuar të gjitha protestat dhe zëri ynë nuk u dëgjua. Ndaj ne sot e bëjmë këtë si shenjë rezistencë dhe revolte ndaj një qeveri të shurdhër.Në i bëjmë thirrje policisë të mos ndërhyjnë dhunshëm tek studentët, protesta është paqësore dhe nuk jemi kërcënim për askënd.

Studentja: Kemi filluar bojkotin me turne.

Edhe studentët e Ekonomikut kanë bërë të njëjtën gjë, aktualisht janë në një mbledhje./oranews

Back to top button