Ata janë renditur në top katërshen e garës “Budapest Willem C. Vis Pre-Moot”

Ata janë renditur në top katërshen e garës “Budapest Willem C. Vis Pre-Moot”

Studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në top katërshen e garës “Budapest Willem C. Vis Pre-Moot”, e njohur si garë ndërkombëtare në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti nëpërmjet një postimi në web faqen e tyre.

Përfaqësuesit e UP-së kanë lënë pas studentë nga më shumë se 40 universitete prestigjioze botërore, përfshirë ato nga SHBA-të, Gjermania dhe Anglia.

Kjo është para-garë, e garës Willim C. Vis International Arbitration Moot që mbahet në Vjenë. Para-garat janë tejet të rëndësishme në përgatitjen e studentëve për garën e vërtetë dhe gjithashtu janë indikator i rëndësishëm në përgatitjen e studentëve për garën e madhe.

Universiteti i Prishtinës do të garojë në Vjenë në mesin e mbi 350 universiteteve. Gara atje njihet ndryshe edhe si “Olimpiada e Drejtësisë”, kjo për shkak të vështirësisë, kompleksitetit dhe përgatitjeve të avancuara që ajo kërkon.

Grupi përfaqësues i UP-së këtë vit përbëhet nga 7 anëtarë, Klit Shala, Alba Dushi, Gentrita Bajrami,  Afrore Shaipi, Eris Hana, Diellza Mujaj, Agon Sokoli, si dhe trajnerët e ekipit Dafina Bucaj, Donike Qerimi dhe Vjosa Osmani. Për të marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit përgatiten në mënyrë intensive për rreth nëntë muaj.

Vlenë të theksohet se nga 350 universitete, vetëm 64 hyjnë në raundin e eliminimeve./21Media